Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!
Në kuadër të Ditës së Përkujtimit, Ambasada Britanike në Prishtinë organizoi ceremoninë zyrtare për të nderuar të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën në konflikte të armatosura gjatë historisë. Gjatë veprimtarisë u lartësua kujtimi i të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura që u flijuan në shërbim, me një fokus të veçantë te 14 ushtarët britanikë të cilët humbën jetën përgjatë misionit të tyre në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe KFOR-it. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore e ushtarake të vendit, mes të cilëve Presidentja Justina Shiroka-Pula, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të forcave të ndryshme politike. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka-Pula...
Burimi:
javanews.al