Dita e parë e Universitetit, studentët e “Aleksandër Moisiu-t” në Durrës presin Ramën me protesta

Dita e parë e Universitetit, studentët e “Aleksandër Moisiu-t” në Durrës presin Ramën me protesta

pamje nga ngjarja DURRËS-Në ditën e parë të universitetit, studentët e “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë mbledhur në protestë në pritje të vizitës së kryeministrit Edi Rama në ambientet e universitetit. Studentët kanë ngritur shqetësimin në lidhje me transportin dhe akomodimin, çështje që vijojnë të mbeten problematike për të rinjtë. Studentët e UAMD detyrohen të shkojnë deri në Spitallë me mjete private e taksi për shkak të largësisë nga qyteti.     View this post on Instagram   Gjatë protestës policia ka ndërhyrë duke i larguar studentët nga ambientet ku pritet të zhvillohet takimi me kreun e qeverisë.