Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare. Pas marshimit në rrugët e Tiranës, të pakët në numër, ata kaluan edhe në godinat e Universiteteve për të thirrur studentë të tjerë. Ata më pas janë stacionuar sërisht përballë Ministrisë së Arsimit në orët e vona të pasdites. Pas thirrjeve të bëra përpara godinës, ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ndërsa ndaluan edhe te Parlamenti, ku bën thirrje: “Parlamenti i krimit”. Por më pas ata marshuan sërish, duke u rikthyer në vendin ku nisën protestën, Ministria e Arsimit.
Burimi:
javanews.al