Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Diplomati i DASH viziton Kosovën, takohet me disa prej krerëve të opozitës, zbulohen detaje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami dhe përfaqësues të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – janë takuar në pasditen e së dielës me diplomatin e Zyrës së Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatke, Brendan Hanrahan. Hanrahan është zyrtari më i lartë i administratës së re amerikane që viziton Kosovën. Krasniqi ka thënë se me Hanrahanin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë e përtej dhe ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për bashkëpunim politik dhe zgjidhje në të...