DIPLOMACIA E WASHINGTONIT KTHEHET NE TEATER TRAGJIK/ TRUMP SHPALL PAQE, ZELENSKY KERKON SKENARIN
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vënë në pikëpyetje njoftimin e homologut amerikan, Donald Trump, për një armëpushim në sektorin energjetik mes Ukrainës dhe Rusisë, duke deklaruar se lajmi ishte i papritur edhe për të. Në një deklaratë për median amerikane Axios, Zelensky bëri të ditur se nuk kishte marrë informacion paraprak për një marrëveshje të tillë. Megjithatë, ai theksoi se Kievi është i gatshëm të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, nëse Moska pranon të njëjtin angazhim. “Njoftimi për armëpushimin ishte lajm edhe për mua”, deklaroi Zelensky, duke kërkuar që palës ukrainase t’i bëhet e ditur se kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes, nëse ajo është negociuar nga Trump me presidentin rus, Vladimir Putin. “Por nëse rusët bien dakord për një armëpushim energjetik, edhe Ukraina...
Burimi:
ntv.al