Dinamo nuk bind, durrsakët 6 fitore radhazi për konsolidimin e kreut
Java e 7-të Abissnet Superiore nisi këtë të premte me një supersfidë. Në “Elbasan Arena”,u përballen Dinamo me kryesusit e elitës, Teutën e Durrësit. Durrsakët të shndërruar totalisht nga Edlir Tetova, dominoi përgjatë gjithë takimit duke shënuar dy gola me Pedron në të 31′ dhe talentin durrsak Ergis Arfin në të 62′. Orvajtjet e bluve për të ndyshuar kurs mbetën në tentativë pasi edhe kur rritën ritmin në 10′ e fundit, dy herë Berisha nuk arriti të shënonte përballë një Bernardoni gjithnjë e më shumë lider absolut në portë. Ndërkaq ky raund ecën nesër dhe pasnesër me 4 përballje të tjera. Në Vorë, nesër Tirana pret Laçin në orën 13:30 ndërsa po të shtunën luhet edhe dueli Skënderbeu- AF Elbasani. E diela ofron përballjet ;Vora-Partizani...
Burimi:
sportiim.al