Dinamo mbush arkat/ Ja sa do të përfitojnë kryeqytetasit nga shitja e sulmuesit

Dinamo mbush arkat/ Ja sa do të përfitojnë kryeqytetasit nga shitja e sulmuesit

Peter Itodo Mandela do të jetë largimi i rëndësishëm nga Dinamo në këtë merkato vere. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se sulmuesi do të transferohet te Metalist Kharkiv në Ukrainë, aty ku luan edhe Ermir Rashica. Drejtuesit kanë mbetur shumë të kënaqur nga ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe për këtë arsye do të bëjnë sërish merkato në Superiore. Për shërbimet e Itodo Mandela-s, në arkat e Dinamos do të paguhen plot 1.2 milionë euro. Shitja e radhës nga kryeqytetasit pritet të jetë Baton Zabërgja, i cili gjithashtu ka spikatur me blutë.
Burimi: Sot.com.al