Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, triumfon ndaj Egnatias pas penalltive
👁11206
Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll dhuroi emocione të forta mes Egnatias dhe Dinamos, në një ndeshje që u mbyll vetëm pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati. Dinamo u tregua më e saktë nga pika e bardhë (5-4), duke fituar për herë të 14-të trofeun e Kupës, sukses që kishte munguar për 22 vite. Sfida nisi me avantazhin e Dinamos falë golit të Itodo Mandelës, por Guindo riktheu shifrat në barazim në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Mandela realizoi sërish për...