Dinamika e ngjarjes/ Grabitja me dhunë në Lezhë, në pranga tre persona të dyshuar

Dinamika e ngjarjes/ Grabitja me dhunë në Lezhë, në pranga tre persona të dyshuar

Zbardhet dinamika e vjedhjes me dhunë, në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, kryer më datë 28.04.2025. Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”. Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së disa shumave parash dhe 1 arme gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit. Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan. Procedohet penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve. Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën...
Burimi: Sot.com.al