Dilema e “kartonave jeshilë” për “Territorialen”, Grupi i PS mblidhet para nisjes së seancës
TIRANË- Pak para nisjes së seancës plenare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në selinë e Kuvendit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Teksa sot në Kuvend pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale, që shkrin 15 bashki në të gjithë vendin, mbetet për t'u parë qëndrimi i dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Këta të fundit, në mbledhjen e kaluar të grupit shprehën votën kundër draftit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse dy deputetët do ta mbajnë të njëjtin qëndrim edhe gjatë votimit në seancën plenare. Për miratimin e Reformës Territoriale nevojiten 84 vota, ndaj vota kundër e dy deputetëve socialistë mund ta vështirësojë sigurimin e shumicës së kërkuar për kalimin e draftit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai