“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e të miturve në protestat e ditëve të fundit. Ajo u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë që fëmijët të ekspozohen ndaj dhunës. Sipas Policisë, një numër i konsiderueshëm të miturish janë përfshirë në protesta. Në disa raste, ata janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes sendeve të forta të hedhura dhe gazit lotsjellës. Policia shpreh gjithashtu shqetësimin për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në përplasje për qëllime të caktuara. Blutë paralajmërojnë se çdo rast i dyshuar i nxitjes apo shfrytëzimit të fëmijëve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente. Në deklaratë, Policia u bën apel prindërve të interesohen për vendndodhjen e...