Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte
Ngjarja ka ndodhur në lumin Drini i Zi, ku shtetasi me inicialet E. K. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar. Përplasja me energjinë elektrike ka rezultuar fatale për 31-vjeçarin, i cili nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe mënyrën se si 31-vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike.
Burimi:
gijotina.com