Díaz, gjithnjë e më afër Bayern Munich. Kolumbiani joshet nga paga 4 herë më e madhe se e tanishmja

Díaz, gjithnjë e më afër Bayern Munich. Kolumbiani joshet nga paga 4 herë më e madhe se e tanishmja

Një tjetër kapitull i shtohet “telenovelës” mbi të ardhmen e Luis Díaz. Bayern Munich ka bindur tashmë anësorin kolumbian për projektin dhe ofertën financiare, por është ende në pritje që Liverpool-i t’i ulë kërkesat e tij ekonomike. Bavarezët, të cilëve iu refuzua një ofertë prej 67.5 milionë eurosh, po përgatiten ta rrisin shumën deri maksimumi 75 milionë, megjithatë nga “Anfield” vazhdojnë të përsërisin se sulmuesi në fjalë nuk do të largohet për më pak se 80 milionë euro. Liverpool-i nuk ka nxitim, Díaz ka kontratë deri në vitin 2027 dhe vazhdon të jetë pjesë e planeve teknike të Arne Slot,...