Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diaspora / Rama u votua 9% më shumë se brenda vendit, PD mori 23%. Shehajt ‘i shpëtuan’ emigrantët një mandat, “Nisma” humbi në Fier për 520 vota
👁5424
Numërimi i votave për partitë përfundoi në rang vendi edhe pas shumë zvarritjesh dhe kontestimesh nga Partia Demokratike për votën e diasporës, sidomos atë të emigrantëve nga Greqia. Për herë të parë, emigrantët shqiptarë nga 85 shtete të botës votuan për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Jo vetëm shqiptarët brenda vendit, por edhe diaspora shpërbleu Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. PS mori fitore të thellë edhe në diasporë me plot 122 072 mijë vota, ose 61.12 %. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM i udhëhequr nga Sali Berisha mori 47 034 mijë vota ose 23.55%. Kjo...