“Diamant i papërpunuar”, Inter i prish planet Milanit dhe Lazio-s

“Diamant i papërpunuar”, Inter i prish planet Milanit dhe Lazio-s

2 Nëntor 2026 22:50 Telesport Përveç afrimit të lojtarëve me eksperiencë dhe të sprovuar, Inter është i vëmendshëm edhe ndaj talenteve të reja. Objektivi i radhës për zikaltrit është Paul Mendy, sulmuesi senegalez i Cagliari-t. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se Inter po shton përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen me palët sa më shpejt, pavarësisht se lojtari mund të qëndrojë te Cagliari deri në fund të këtij sezoni. Megjithatë, zikaltrit nuk do ta kenë edhe aq të lehtë. Për 19-vjeçarin ka interes konkret edhe nga Milan dhe Lazio. Mendy ka luajtur rreth 817 minuta këtë sezon dhe deri tani ka shënuar dy gola, një në Serie A dhe një në Kupën e Italisë. Vlera në treg e senegalezit është 12 milionë euro dhe ai...