Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe u arratis në Greqi, arrestohet 38-vjeçari në Durrës (Emri)

Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe u arratis në Greqi, arrestohet 38-vjeçari në Durrës (Emri)

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje, e ndodhur në vitin 2022 në Manëz të Durrësit është deklaruar nga policia pas arrestimit të 38-vjeçarit të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së tij. Fatjon Haxhiu është vënë në pranga pas deportimit nga Greqia, në zbatim të një mase sigurie “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit më 31 mars 2022. Sipas njoftimit të Policisë, më 18 mars të po atij viti, 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për shkak të dëmtimeve të marra, ajo ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë ndaj Haxhiut, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Arrestimi...