Dhunohet një efektiv policie në Kukës, dyshohet për shkak të detyrës

Dhunohet një efektiv policie në Kukës, dyshohet për shkak të detyrës

Një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Kukës është dhunuar nga disa persona, në një ngjarje që dyshohet se lidhet me detyrën e tij. Mësohet se ditë më parë efektivi kishte ndaluar disa persona gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa sot ata kanë shkuar pranë banesës së tij dhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e goditjeve të marra, efektivi është dërguar në spital ku ka marrë mjekim për plagët e shumta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e sakta të sulmit.
Burimi: Sot.com.al