Dhunohet nga tre persona te maskuar mjeku në Mirditë, detajet e para
Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar ditën e sotme, 13 tetor, në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes.
Burimi:
javanews.al