Dhunë, arrestime e përleshje me policinë, mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë

Dhunë, arrestime e përleshje me policinë, mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë

Protesta studentore e zhvilluar dje në Tiranë, ka bërë jehonë dhe në mediat ndërkombëtare. Nëntë orë protestë të mbushura me tensione, dhunë ndaj godinave qeveritare, e përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave policore. “Studentët shqiptarë protestojnë për arsimin, vendet e punës dhe përplasen me policinë”; kështu e prezanton artikullin Retuers ku flitet për sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit paralelizuar me protestat studentore në Francë. “Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë të martën dhe policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe topa uji në përgjigje, ndërsa një demonstratë mbarëkombëtare mbi arsimin dhe çështjet sociale u shndërrua në të dhunshme… Demonstrata vjen në mes të një vale më të gjerë të aktivizmit studentor në Evropë. Në Francë, nxënësit...