Dhuna në protestën e djeshme dhe djegia e Komisariatit nr. 3, Policia arreston 69 persona, 20 të tjerë procedohen penalisht!
Të paktën 69 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme. Ata janë të dyshuar për goditjen me gurë dhe sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe të godinave të institucioneve publike e private. Tirana ishte e gjitha në kaos përgjatë së dielës. Sasi të mëdha molotovësh, fishekzjarrësh e gurësh u hodhën në drejtim të policisë edhe gjatë mbrëmjes, ndonëse situata më e rrezikshme ishte ajo e pasdites te Sheshi Skëndërbej, ku pati përplasje të fortë mes policisë e disa protestuesve që qëllonin me shkopinj. Gjithashtu akuzohen edhe për djegien e Komisariatit nr. 3 te “Mine Peza”. Bulevardi dëshmorët e Kombit disa herë gjatë ditës u kthye në skenë përballje mes protestuesve që sulmonin dhe...
Burimi:
javanews.al