Dhimitër Berati, nënshkruesi i Pavarësisë që u shqua në diplomaci

Dhimitër Berati, nënshkruesi i Pavarësisë që u shqua në diplomaci

8 September, 2026 - 20:17 Dhimitër Berati, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, u nda nga jeta më 8 shtator 1970 në Romë, në moshën 83-vjeçare. I lindur në Korçë më 15 tetor 1886, Berati kreu studimet në Bukuresht dhe që në fillim të shekullit XX u angazhua në veprimtarinë e kolonisë shqiptare në Rumani. Pas kthimit në Shqipëri, ai punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe drejtues shkolle. Në nëntor të vitit 1912, Berati u zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për në Kuvendin e Vlorës, ku iu bashkua grupit të Ismail Qemalit dhe ishte ndër nënshkruesit e aktit të Pavarësisë. Gjatë karrierës së tij, ai mbajti një sërë detyrash të rëndësishme shtetërore dhe diplomatike. Berati shërbeu në Ministrinë e...