Burimi:
Sarandaweb.net

Dhëmballa e Babait – Tregim nga Koço Kosta
👁7996
Dhëmballa e Babait – Tregim nga Koço Kosta Dhe erdhi një kohë që fukarallëku po na mbyste. Tetë fëmijë kokë më kokë, në një dhomë paradhome, kat përdhe. Nuk dinim ne, si fëmijë, kur merreshin e mbaronin lekët e shtëpisë. Ditërrogat po. Ato ditë mamaja shkonte e luste kuzhinierët për tre racione sallam dhe atë darkë ngryseshim mbretër. Nuk kishte rëndësi sasia. Binim erë sallam. E kjo qe e mjafttë. Gjithmonë qemë mësuar të psonisnim veresie. Sa shlyente borxhet në darkën e rrogës, të nesërmen shkonim e huheshim përsëri. Dhjetë frymë me një rrogë punëtori e...