Deti, mëndafshi, nana
Mbi magjinë e letërsisëNga Nerimane KamberiKur shkonim me prindërit në det, sapo mbërrinim në vend, u shtrihesha në shezlong dhe kapja njërin nga romanet që kisha marrë me vete për ta lexuar gjatë pushimeve. Dhe nëna gjithnjë më thoshte : « Leje atë libër, ndëgjoji historitë e mia, vetë jeta ime është roman. » Vite më vonë, nana u dorëzua apo u lodh, filloi të plakej, nuk më tregonte më rrëfime nga e kaluara, e unë vazhdoja të lexoja. Një ditë, e shtrirë në zall, ngriti kokën nga duartë e saj që i kish bërë bashkë në formë jastëku dhe më pyeti : « Çka po lexon ? », « një roman të një shkrimtari italian, për një burrë që shkon në Azi me gjet...
Burimi:
kultplus.com