Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
(Detajet)Zyrtarët e Bashkisë Fier s’arkëtuan rreth 40 mln lekë. Ulën taksat për..
Pas operacionit të kryer nga policia në qytetin e Fierit janë arrestuar e pezulluar nga detyra disa persona. Në mesin e tyre, është edhe ish-nënkryetarja e bashkisë Fier, Adela Hysenaj, ndaj së cilës është lëshuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hysenaj ka mbajtur postin e ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në këtë bashki. Sipas policisë këta shtetas, “duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier. Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës,...