DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më 28 tetor kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për disa persona të arrestuar në lidhje me protestat. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, për 10 personat nën hetim të përfshirë në vendimin e parë, arrestimet në flagrancë u vlerësuan të ligjshme, ndërsa u caktuan masa të ndryshme sigurie, në varësi të akuzave dhe rrethanave të secilit rast. Për E. D., i dyshuar për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe goditje për shkak të detyrës, gjykata caktoi masën e arrestit në shtëpi. Për pesë persona të tjerë, P. L., E. B., A. K., O. Ç. dhe Sh. M., gjykata caktoi masën...