“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi sot publikimin në media të detajeve nga hetimet e SPAK, duke e cilësuar këtë praktikë problematike. Rexhaj tha se sekreti hetimor duhet të ruhet deri në momentin kur palët e treta njoftohen zyrtarisht nga SPAK. Sipas tij, publikimi i detajeve të ndryshme mund të krijojë perceptimin e një “gjyqi publik”, përmes të cilit tentohet të bindet opinioni për fajësinë e personave nën hetim. “Fakti që detaje të ndryshme dalin në media për mua është problematik. Sepse po bën edhe një gjyq ku dëshiron që njerëzit të binden që janë fajtorë”, u shpreh Rexhaj. Ai u ndal edhe te publikimi i detajeve personale që lidhen me personat e përfshirë në dosje. “Çfarë fitojmë...