Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga vrasja e Ermir Dedjas: Kush ishte “ushtari në hije”, viktima e atentatit mafioz që tronditi Durrësin
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga vrasja e Ermir Dedjas, 29-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në qytetin e Durrësit, një ekzekutim tipik me natyrë mafioze, ku autorët zgjodhën ta qëllonin pas shpine me breshëri kallashnikovi. Sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’, ajo që së pari e bëri të vështirë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, ishte fakti se në vendin e ngjarjes nuk kishte kamera sigurie gjë që me siguri duhet ta kenë ditur edhe atentatorët të cilët zgjodhën pikërisht këtë zonë të pastër nga kamerat...