Detaje nga shpërthimi në Elbasan, bilanci mund të rëndohet, kryebashkiaku: Një 69-vjeçar ende i zhdukur
vendngjarje-kryebashkiaku ELBASAN- Një grua 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat në Elbasan, ndërsa bilanci tragjik mund të rëndohet. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka deklaruar për mediat se vijojnë kërkimet për gjejtn e një 69-vjeçari që rezulton ende i pagjetur. Sipas tij, zjarri është konstatuar fillimisht në katin e tretë të pallatit dhe më pas është përhapur. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të rënda strukturore në ndërtesën pesëkatëshe, ku një nga sektorët e pallatit është bërë i pabanueshëm. “Një shpërthim ka ndodhur në një pallat 5-katësh. Është vënë re një dëmtim i strukturës së pallatit. Kemi pasur një shembje të katit të 4t, i cili ka rënë në katin e 3-të, si dhe të shkallëve lidhëse nga kati i...
Burimi:
zeri.ai