“Destinacioni”/ Kapet 23-vjeçari me armë zjarri, kamuflohej duke lëvizur me taksi për t’iu shmangur policisë

“Destinacioni”/ Kapet 23-vjeçari me armë zjarri, kamuflohej duke lëvizur me taksi për t’iu shmangur policisë

Një 23-vjeçar nga Lezha është arrestuar në kryeqytet gjatë një operacioni të koduar “Destinacioni”, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në një automjet taksi. Në pranga ra shtetasi P. Gj., ndërsa kushëriri i tij, Xh. Gj., 24 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Operacioni u zhvillua pas marrjes së informacioneve operative se një shtetas që udhëtonte me taksi mbante me vete armë zjarri. Mjeti u ndalua në Rrugën e Dibrës, ku pas kontrollit, në çantën e 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion. Sipas Policisë, i riu është arrestuar për veprën...