‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore
Në kufi të afatit ligjor të funksionimit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendosën të martën që të kërkojnë ndihmën e organizmave ndërkombëtare për të avancuar me propozimet e tyre. Pas një seance me debate politike mes anëtarëve, komisioni vendosi që të kërkojë nga përfaqësia e OSBE-së një ekspert që të asistojë në shqyrtimin e propozimeve ligjore që pritet të dorëzojë opozita për reformën dhe të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias mbi një draft-projektligj të hartuar disa muaj më parë në mënyrë konsensuale për Financimin e Partive Politike. Vendimi për të pranuar zgjidhje nga ndërkombëtaret vjen kur komisioni është në javët e fundit të afatit ligjor të funksionimit, ndërsa koha prej një viti që kishte në dispozicion për realizimin e reformës kaloi...
Burimi:
gijotina.com