Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan
Shkruar nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore Zanafilla e Kulturës materiale në Dardani. – Bazuar në hulumtimet e gjertanishme, gjurmët e para të trashëgimisë kulturore në truallin e Kosovës së sotme fillojnë që nga kulturat e neolitit të hershëm. Që nga kjo periudhë gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar se kemi kulturë të pandërprerë të jetës dhe civilizimit deri më sot në këto treva. Këto kultura ndeshen me gërshetime të elementeve të hershme indoevropiane, para krijimit të etnosit ilir në epokën e bronzit, për të vazhduar deri më sot, të shoqëruara me ndikimet e kulturave të ndryshme siç janë: helene, romake, bizantine, osmane dhe në fund ajo sllave. Ndikimi i këtyre kulturave ka lënë gjurmët e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale, me vlera të llojllojshme kulturore dhe...