Derbi i zjarrtë në prag të një shifre historike: Milani synon të përsërisë arritjen e Ancelottit

Derbi i zjarrtë në prag të një shifre historike: Milani synon të përsërisë arritjen e Ancelottit

Të shtunën në mbrëmje, Milani përballet me Interin në javën e dhjetë të kampionatit italian. Kjo përballje shoqërohet nga statistika të shumta interesante, ku më e spikatura është fakti se derbi i Milanos po i afrohet kuotës së 500 golave ​​në historinë e përballjeve mes dy ekipeve në këtë kompeticion. Sipas specialistëve të statistikave “Opta”, Interi mban rekordin për numrin më të madh të fitoreve ndaj Milanit në historinë e Serisë A, me 70 fitore. Gjithashtu, zikaltrit kanë shënuar 260 gola kundër “kuqezinjve” – më shumë sesa ndaj çdo kundërshtari tjetër në  kampionat. Nga ana tjetër, porta e Interit është tundur 236 herë nga lojtarët e Milanit. Vetëm Roma (237) dhe Juventusi (270) kanë shënuar më shumë gola ndaj tyre. Në total, në përballjet mes...