Deputetja e PS, Çaushi: Kuvendi nuk është skenë për spektakle me tymuese, Shqipëria ecën drejt BE-së

Deputetja e PS, Çaushi: Kuvendi nuk është skenë për spektakle me tymuese, Shqipëria ecën drejt BE-së

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për trazirat e kësaj të enjte në seancën plenare, duke theksuar se Parlamenti duhet të jetë hapësirë e debatit dhe e vendimmarrjes në interes të qytetarëve. Në reagimin e saj, Çaushi i drejtohet Sali Berishës, duke deklaruar se veprime të tilla nuk mund ta ndalin rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Kuvendi nuk është skenë për spektakle me tymuese, por vendi ku mbrohen interesat e qytetarëve përmes ideve, debatit dhe vendimeve në shërbim të tyre”, shprehet deputetja socialiste. Çaushi thekson se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kërkon punë, reforma dhe vendosmëri. “Shqipëria ecën përpara me punë, reforma dhe vendosmëri drejt Europës!”, përfundon reagimin e saj deputetja e PS-së.