Deputetja australiane përplaset nga një makinë, nisin hetimet për goditje të qëllimshme, autori mbante thikë

Deputetja australiane përplaset nga një makinë, nisin hetimet për goditje të qëllimshme, autori mbante thikë

Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, ka mbetur me lëndime kritike pasi siç raportohet nga mediat e huaja, ajo u godit qëllimisht nga një automjet të hënën, jashtë zyrës së saj në Wangaratta, rreth 200 kilometra në veriperëndim të Melburnit. Ngjarjen e ka cilësuar si sulm kryeministri australian, Anthony Albanese, i cili shprehu shqetësimin për gjendjen e deputetes dhe solidaritetin me familjen e saj. Sipas policisë së shtetit të Viktorias, Haines, 65 vjeçe, pësoi lëndime të rënda dhe po merr trajtim mjekësor. Shoferi 43-vjeçar u ndalua fillimisht nga disa qytetarë të pranishëm në vendngjarje dhe më pas u arrestua nga policia. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën edhe një thikë. “Ky nuk ishte një aksident. Ishte një akt i qëllimshëm”, deklaroi Albanese për transmetuesin kombëtar...