Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputetja socialiste Sara Mila e ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur mbi ndërhyrjet apo rolin e deputetit si “sekser” në zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve. Mila sqaroi se komunikimi i deputetëve me qytetarët që kërkojnë punë është një traditë e hershme, por nënvizoi se rolet dhe kufijtë janë të qartë. Sipas saj, deputeti nuk ndërhyn në proceset e përzgjedhjes, por thjesht mundëson që aplikimet e qytetarëve të bëhen pjesë e sistemeve zyrtare. Mila theksoi se teknologjia dhe portalet e ngritura në institucione të ndryshme shmangin ndikimin njerëzor në përzgjedhjen e kandidatëve. “Ajo tani që biem në kundërshtim me njëri-tjetrin është pa diskutim te kjo çështja e sekserit. Patjetër që ka qytetarë edhe tek ajo dëgjesa...