Deputeti Hoti u qëllua me plumb gome, Berisha reagon përsëri nga Trauma: U tentua të vritej, do përgjigjemi! Rama na ka shpallur luftë
Kreu i PD, Sali Berisha flet nga Trauma pasi deputeti demokrat Kliti Hoti u qëllua me plumb gome. “Me urdhër të Ramës, u qëllua me tentativë për t’u vrarë deputeti i PD-së, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në cilësinë e deputetit dhe të mjekut, ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht, pa asnjë motiv, pa asnjë motiv, nga narkobanditët e Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës. Deputeti po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë. E marrin në shenjë në zemër, por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti e kthen Hotin. Ai bën një rrotullim dhe arma e kap në shpatullën e djathtë....
Burimi:
javanews.al