“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i grupit, Taulant Balla, tha se vendimi politik është që projektligji për reformën territoriale të vijojë procedurën parlamentare sapo të përmbyllet shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve. Balla theksoi se deputetët mund të kenë qëndrime të ndryshme gjatë diskutimeve, ndërsa mohoi se dy deputetët që kanë shprehur rezerva, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, janë kërcënuar për qëndrimin e tyre. Deklarata e Ballës: Vendimi politik i grupit parlamentar është që, sapo të përmbyllet në Komisionin e Ligjeve ky projektligj, të kalojë në seancë parlamentare. Hyn në këtë vendimmarrje politike, për të cilën kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta. Me të drejtë ju përmendët kolegun Sinaj, por një është...