Departamenti Amerikan i Shtetit akuzon Iranin për fshehjen e gjendjes së vërtetë ekonomike
Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar qeverinë e Iranit se po mashtron publikun dhe po fsheh gjendjen e vërtetë të ekonomisë së vendit. Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në gjuhën perse në platformën X, Departamenti i Shtetit vuri në dukje mospërputhjen mes deklaratave optimiste të zyrtarëve të lartë në Teheran dhe realitetit me të cilin përballen qytetarët. “Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit pretendon se rezervat valutore të vendit janë të larta, ndërsa ministri i Ekonomisë mburret me rritjen e eksporteve pa ofruar asnjë statistikë apo shifër të vetme,” thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Ndërkohë, qytetarët e zakonshëm iranianë po shohin se si çmimet e produkteve bazë si mishi, pula dhe strehimi po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme.”...
Burimi:
javanews.al