Denoncimi i rëndë pas protestës, Goxhaj pretendon se një vajzë ndodhet në koma

Denoncimi i rëndë pas protestës, Goxhaj pretendon se një vajzë ndodhet në koma

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar gjendjen e rëndë shëndetësore të protestueses Eva Pango, duke pretenduar se studentja ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës, pas një goditjeje në kokë gjatë protestës në Tiranë. Sipas Goxhajt, e reja ka mbërritur në spital e mbuluar në gjak dhe pasi kishte humbur shumë gjak, ndërsa transporti i saj është bërë me makinë private, pasi në vendngjarje nuk kishte ambulancë. Avokati akuzon efektivët e policisë për përdorimin e municionit të shkrepur me armë shotgun dhe pretendon se edhe protestues të tjerë janë paraqitur në spital me plagë në kokë.