Burimi:
Vizionplus.tv

Denoncimi i fortë në Quo Vadis: SPAK i shpall në kërkim, kriminelët fushatë me ministrat e PS
👁11047
Avokati Marash Logu ka bërë një tjetër denoncim të fortë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ai tha se përfaqësues të krimit të organizuar po lëvizin të lirë dhe shpesh shoqërohen në fushatë me përfaqësues të lartë të politikës, madje në disa raste lëvizin me eskorta policie. Pjesë nga biseda: Logu: Nëse SPAK do të dëshmojë vullnet për të hetuar krimet zgjedhore, mjafton të arrestojë ata persona për të cilët ka nxjerrë fletëarresti, të cilët po bëjnë fushatë. Borakaj: Këta janë në terren? Logu: Po janë në terren, Shkodër, lezhë, elbasan. Bëjnë fushatë me...