Denoncimi i Berishës: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Denoncimi i Berishës: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë kontrollonte Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Duke komentuar masën e sigurisë së dhënë nga GJKKO dhe pezullimin nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, kryedemokrati theksoi se ajo dhe Agasi takoheshin shpesh në një lokal poshtë shtëpisë së tij. “Në mënyrë të përsëritur, kam denoncuar se SHISH e kontrollonte Ergys Agasi. Sesa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën është një lokal aty afër shtëpisë time. Të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo jo në mes të Tiranës. I kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin. Ky bashkëpunim dëshmon se...