Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Dënojmë…”/Ambasada Amerikane:Inteligjenca iraniane synon të godasë njerëz në Europë
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të DASH, për kërcënimet që vijnë nga inteligjenca iraniane në Europë dhe SHBA. Përmes një postimi në rrjete sociale, zëdhënësja e Departamentit thekson se janë të bashkuar me partnerët europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit. “Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin“, shprehet Zëdhënësja e Departamentit, Tammy Bruce.