Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Një peshkatar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar me një jaht. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare, në brigjet e Dorset, ndërsa çështja u ndoq më pas nga hetuesit e agjencisë. Gajda kishte lundruar me një jaht nga Dielette, në Francë, me destinacion bregdetin pranë Portlandit. Mjeti lundrues u pikas dhe u ndalua nga oficerët e sigurisë kufitare, të cilët e shoqëruan më pas në portin e Portland Marina, ku u zbritën 17 personat që ndodheshin në bord: shqiptarë. Gajda u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe më 26 tetor u...
Burimi:
gijotina.com