Dënohet peshkatari shqiptar, iu kapën në jaht 17 emigrantë, po i fuste ilegalisht në Angli
Një peshkatar shqiptar, 58 vjeç, është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar me një jaht. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare, në brigjet e Dorset, ndërsa çështja u ndoq më pas nga hetuesit e agjencisë. Sipas autoriteteve britanike, Gajda kishte lundruar me një jaht 40 këmbë të gjatë nga Dielette, në Francë, me destinacion bregdetin pranë Portlandit. Mjeti lundrues u pikas dhe u ndalua nga oficerët e sigurisë kufitare, të cilët e shoqëruan më pas në portin e Portland Marina, ku u zbritën 17 personat që ndodheshin në bord: 16 burra shqiptarë dhe një i mitur mashkull....
Burimi:
ntv.al