Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar organizimin e një proteste të hënën, në kundërshtim të verdiktit të Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë një konference për media, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor bënë të ditur se marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vijojë drejt sheshit “Skënderbeu”. Në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, është parashikuar që përfaqësues të studentëve të mbajnë fjalime dhe të përcjellin mesazhet e protestës. Flon Kastrati, përfaqësues i Parlamentit Studentor, deklaroi se marshi synon të përcjellë një mesazh uniteti, dinjiteti dhe solidariteti. Ai njoftoi gjithashtu se studentët kanë hartuar një memorandum me gjashtë pika, i cili do të bëhet publik pas përfundimit të marshit. “Ky marsh është thirrje për unitet...