Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët janë dënuar me 81 vite burg në total. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, Blushi kërkon që Rama të japë shpjegime mbi hapat që qeveria shqiptare planifikon të ndërmarrë pas vendimit të 16 shtatorit. Në fokus të kërkesës janë edhe ndjekja e mëtejshme e mjeteve juridike, si dhe koordinimi me institucionet e Kosovës dhe ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Blushit, çështja nuk duhet të konsiderohet vetëm si një proces që lidhet me të dënuarit, familjet e tyre apo institucionet e Kosovës,...