Dëmtime të rënda dhe rrezik për sigurinë, mbyllet Ura e Milotit

Dëmtime të rënda dhe rrezik për sigurinë, mbyllet Ura e Milotit

Ura e Milotit është mbyllur plotësisht për qarkullimin rrugor, për shkak të dëmtimeve të rënda që rrezikonin sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe qëndrueshmërinë e saj strukturore. Vendimi u mor pas një vlerësimi paraprak të situatës nga një grup inxhinieresh të universitetit politeknik të Tiranës, të shoqëruar nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ata kanë qenë në terren për të shqyrtuar mundësinë e një zgjidhjeje të përkohshme, si dhe për të përcaktuar hapat për ndërhyrjen afatgjatë. Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Lezhës, Valmir Nikolli, bëri të ditur se për shkak të rëndësisë që ka...