“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në 5 shtator në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren. Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës. Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme një zjarr i madh ra në kodrat e Himarës, duke shkaktuar jo pak panik në mesin e banorëve, por edhe të turistëve. Situata u paraqit kritike dhe autoritetet kërkuan që banorët të lënë banesat, nëse shohin se jeta e tyre është në rrezik. Ishte vetë kryebashkiaku Vangjel Tavo, që e bëri këtë thirrje e publikoi edhe numrat e...
Burimi:
javanews.al