“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve

“Demokratët Evropianë” kanë reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë situatën. Në reagimin e tyre, ata përmendin edhe incidentet e ndodhura një ditë më parë gjatë hyrjes së deputetëve në Kuvend, ku policia shihet duke shoqëruar qytetarët. “Demokratët Evropianë” theksojnë se protestat kanë hyrë në ditën e 101-të radhazi dhe se pamjet e fundit janë “thellësisht shqetësuese”. Sipas tyre, janë shtuar ndalimet dhe reagimi i policisë është dukur “disproporcionalisht i ashpër”. Ata ngrenë gjithashtu pikëpyetje për persona pa uniforma që janë parë duke ndërhyrë gjatë protestave, duke kërkuar të sqarohet nëse bëhet fjalë për punonjës policie apo persona që veprojnë jashtë një zinxhiri të qartë përgjegjësie. Në reagim përmendet edhe bllokimi dhe kufizimi i disa...