Burimi:
Standard.al

Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit
👁6977
Deep Packet Inspection” ose DPI është një pajisje, që përdoret nga qeveria e Kinës, Iranit, Rusisë etj për kontrollin e internetit Qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në ëhatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë. 100% e trafikut të internetit është i inkriptuar...